
US$476,144 USD
€411,000 EUR
아파트 매물, Rruga e Dibrës, Tirana, 알바니아
- 3
- 2
168 m²
Rruga e Dibrës, Tirana, 알바니아 내 판매용아파트이(가) 현재 판매용입니다.Rruga e Dibrës, Tirana, 알바니아이(가)US$476,144(으)로 추가되었습니다.이 부동산은침실3개, 욕실2개이(가) 특징입니다.
부동산 특징
부동산
- 콘도미니엄의 크기:
168 m²
건축
- 건축 년도: 2005
침실
- 침실: 3
욕실
- 총 욕실 수: 2
다른 방들
- 거실: 1
묘사
Apartament elegant me stil klasik, me sipërfaqe neto 168m², i pozicionuar në katin e 6-të të një pallati 9-katësh me ashensor në zonën e Medresesë – një nga lagjet tradicionale dhe më të konsoliduara të Tiranës, me akses të menjëhershëm në Qendrën e Qytetit dhe në çdo facilitet të nevojshëm për jetesë.
Prona karakterizohet nga organizimi funksional, hapësira të bollshme me një shpërndarje harmonike e ambienteve, që mundësojnë akses të lehtë dhe komunikim të vazhdueshëm mes tyre dhe një lartësi e konsiderueshme prej 2.90m, element që i jep apartamentit ndjesi voluminoze, dritë dhe komoditet në çdo ambient.
Planimetria përfshin 3 dhoma në total, 2 dhoma gjumi dhe 1 zyrë të dedikuar (e cila mund të kthehet lehtësisht në dhomë gjumi), 1 sallon të madh pritjeje, kuzhinë të veçuar, verandë dhe ballkon. Dhoma matrimoniale, me përmasa shumë komode disponon një hapësirë shtesë, të mbyllur me dyer druri, ideuar si hapësirë ndihmëse për kujdesin dhe organizimin e garderobës, ndërkohë që të 2 dhomat e gjumit janë të pajisura me dollape për rrobat.
Veranda aksesohet nga të dy dhomat e gjumit dhe zyra, ndërsa ballkoni lidhet me ambientin e kuzhinës. Si ballkoni dhe veranda janë të veshura me tenda cilësore si edhe rrjetë kundër insekteve në të gjitha dyert dhe dritaret.
Direkt në krah të hyrjes kryesore, kemi një ambient të dedikuar portmontoje, që shërben për sistemimin e këpucëve, çelësave, çadrave dhe veshjeve të jashtme.
Apartamenti disponon 2 tualete, secili me bolier. Njëri është me ajrim natyral, ndërsa tjetri i rinovuar së fundmi. Gjithashtu, në raftin e ballkonit është vendosur një depozitë uji ekstra 1.000 litra, (përveç depozitave që ka vetë pallati) e integruar me të gjithë sistemin e ujit të shtëpisë, e pajisur me pompë për të garantuar presion konstat të ujit dhe furnizim 24 orë.
Orientimi Veri-Perëndim në verandë dhe Jug-Lindje në ballkon siguron ndriçim natyral dhe ajrosje optimale gjatë gjithë ditës.
Mobilimi është tërësisht klasik, me punime druri cilësore, mure të patinuar dhe tavan të varur në kuzhinë, duke reflektuar standard të lartë investimi dhe mirëmbajtjeje. Prona është investuar plotësisht, nga dera e jashtme e blinduar deri në përfundimet më të imta estetike dhe funksionale.
Një pronë ideale për familje ose për klientë që kërkojnë standard klasik, hapësira të gjëra banimi dhe relaksi, si edhe një investim cilësor në një nga zonat më të kërkuara dhe tradicionale të Tiranës, pranë shkollave, spitaleve, farmacive, marketeve, restoranteve, bankave dhe transportit publik e privat."
Cmimi i pronës është 37.800.000 ALL (378 miljon lekë të vjetra).
위치
Rruga e Dibrës, Tirana, 알바니아